Site icon Telegrafi

Në Kinë zbulohet supa 2400 vjet e vjetër

Derisa ky zbulim u bë gjatë një gërmimi në një varrezë të rajonit Xian, njërit prej katër qyteteve të lashta kineze dhe kryeqendrës së sotme të krahinës Shaanxi, shkruan “Global Times”.

“Për herë të parë në historinë arkeologjike të kinës është zbuluar supa me kocka”, tha Liu Daiyun nga Instituti Arkeologjik i krahinës Shaanxi.

“Ky zbulim është i rëndësishëm sidomos në zbulimin e shprehive të të ushqyerit në periudhën prej shekullit 5 deri në 3 para erës sonë”, tha ai.

Gjatë punimeve për zgjerimin e aeroportit në Xian, qytetin e famshëm për ushtrinë prej terakotave, është zbuluar edhe varreza dhe enët të cilët përmbajnë kocka dhe një lëng të gjelbër. Lëngu do të analizohet dhe do të mësohet se me çfarë përbërës është përgatitur kjo supë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version