Site icon Telegrafi

Në Kinë vezë në formë banane, në Britani pula bëri 14 vezë në ditë

Përbërja e vezës është e njëjtë, ndërsa forma e deformuar varet nga përpjekjet e pulës për ta bërë atë. Ato janë “vepra” të zakonshme të pulave të reja, ndërsa mund të jenë shpesh edhe rezultat i ovulimit të dyfishtë.

Ndërkohë derisa në Kinë “krenohen” për banana-vezën, një familje britanike mbeti e befasuar pasi që pula e tyre ka thyer “rekordin botëror” – duke bërë 14 vezë për një ditë.

Pula me emrin Sarah ka bërë më shumë se dhjetë vezë vetëm për dy orë. Pronarja Debbie Armstrong nga Newquay, Cornwall, thotë se Sarah deri më tash ka bërë vetëm një vezë çdo mëngjes.

Por javën e kaluar bëri 14 vezë për një ditë, ndërsa ekspertët thonë se ky është rekord botëror. Tash shumë bujq i thonë Debbiet se pula e saj Sarah kushton shtrenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version