Site icon Telegrafi

Në këto vende është e ndaluar të drejtosh makinën me xhaketë apo pallto dimërore

Nëse drejtoni makinën me xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro

Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur drejtoni makinën, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit.

Në Spanjë e njëjta gjë vlen nëse mbani shall apo dorashka.

Drejtimi me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin, përdorimin e kutisë së shpejtësisë dhe kontrolleve të tjera në makinë, por gjithashtu të bëjë të pamundur shtrëngimin e rripit të sigurimit siç duhet, transmeton Telegrafi.

Ndonëse teknikisht nuk është e paligjshme, veshja me rroba të papërshtatshme gjatë drejtimit të automjetit shkel nenin 18 të Rregullores së Përgjithshme të Trafikut të Spanjës, i cili thotë se “një pallto që është shumë e madhe ose shumë e rëndë mund të ndërhyjë në funksionin e rripit të sigurimit”.

Drejtimi i makinës me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 100 paund, ose rreth 120 euro. Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë drejtimit të makinës, gjobat mund të jenë edhe më të larta – deri në 5000 paund (pothuajse 6000 euro). /Telegrafi/

Exit mobile version