Disa qindra qytetarë maqedonas janë mbledhur te parku përball kafesë ”Ljuc” dhe një pjesë e tyre me flamuj në dorë janë drejtuar drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është planifikuar një protestë e re, transmeton Telegrafi.
Protestuesit mbajnë parulla me mbishkrime si, ‘Oliver përse nuk jep dorëheqje’, ‘Zaev dil në zgjedhje’, ‘Opozita e ka shkatërruar Maqedoninë’, si dhe bërtasin ‘Maqedonia’, kurse numri i tyre është në rritje.
Protesta ishte paralajmëruar në orët e mëngjesit nga Kongresi Botëror Maqedonas, që i ka bë thirrje MPB-së të krijoj kushte për ndërtimin e kryqit në Butel. Ndërkaq, portali PlusInfo njofton se VMRO-DPMNE thotë se nuk ka lidhje me këtë protestë, aktivistë të tyre, qysh në mbrëmjen e djeshme, kanë nisur organizimin për protestë./Telegrafi/