Ndoshta ju duket e habitshme që pyes, ndoshta edhe e papranueshme një pyetje e tillë, por nisur nga ajo që shoh, dëgjoj, ndjej, nuk më tingëllon e huaj kjo mëdyshje…
Rinia është e ardhmja apo jo? E pra kjo rini më duket kaq pa horizont, e mbyllur, mendjengushtë, pa objektiva, parime, norma, ideale të asnjë lloji…ndaj dhe dyshoj të kemi një të ardhme premtuese.
Shpresa na mban gjallë. Nëse vdes shpresa, mbaron gjithçka! Humbja e një shprese do të thotë të humbësh ëndrrat tua për një të ardhme!
Por, ky popull, kjo rini vitale e ka humbur shpresën se në këtë vend mund të gjejnë një punë, mund të kenë një jetë të dinjitetshme. Prandaj, edhe shumica e të rinjve për shkak që e kanë humbur shpresën në vendin e tyre, kanë marrë arratinë për një jetë më të mirë në Perëndim!
Kjo politikë e mbrapshtë dhe kriminale, që për 15 vite e kanë udhëhequr këtë popull, është fajtore për këtë eksod masiv të popullatës dhe humbjes së shpresës!