Site icon Telegrafi

Në këtë shtet është e paligjshme të postosh foto me shi!

Në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme të postosh foto “online” të stuhive apo përmbytjeve, pasi postimi i fotove të fenomeneve natyrore dënohet me ligj.

Ministri i Brendshëm i këtij vendi tha se fotot e përmbytjeve prishin imazhin e vendit dhe do të ndëshkohen me një gjobë deri në 200 mijë euro.

Kjo erdhi pas shumë fotove të postuara “online” pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Emiratet në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar bllokim rrugësh dhe anulim fluturimesh.

Shumë kanë postuar foto të makinave nën ujë, por ligji i ri nuk do e lejon më këtë gjë. /Top Channel/

Exit mobile version