Site icon Telegrafi

Në këtë restorant mysafirët gjithmonë marrin porosinë e gabuar, por askush nuk nervozohet në kamerierët për një arsye interesante

Sigurisht se është frustuese kur derisa qëndroni në një restorant ju sjellin porosinë e gabuar. Megjithatë, një restorant në Tokio ofron një shërbim të tillë dhe atë me një qëllim të caktuar.

Në restorantin e quajtur “Porositë e gabuara” punën e kamerierëve e kryejnë disa persona që vuajnë nga demenca (persona që kanë probleme me kujtesën). Kjo ngjarje ka ndodhur nga 2 deri më 4 qershor, dhe kishte për qëllim që të rrit vetëdijesimin lidhur me ketë njerëz dhe sëmundjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Për shkak të problemeve shëndetësore të gjitha porositë që marrin i harrojnë brenda pak sekondave, dhe u servojnë mysafirëve krejt diçka tjetër.

Por kjo përvojë ndoshta do të ndihmonte të kuptojnë më mirë problemet e personave që vuajnë nga demenca, dhe se ata megjithatë mund të jenë produktiv në shoqërinë tonë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version