Site icon Telegrafi

Në këtë qytet përdorimi i rripit të sigurisë konsiderohet ofendim për shoferin e taksisë

Përdorimi i rripit të sigurisë në taksitë e Stambollit mund të jetë veprim ofendues për shoferin, dhe nëse e përdorni gjatë udhëtimit me taksi do të konsideroheni si turistë i huaj, shkruan New York Times.

“Për qëllime të studimeve krejtësisht joshkencore të këtij fenomeni, kam hyrë në 17 taksi brenda një dite, dhe sa herë që e përdorja rripin e sigurisë, nëntë shoferë më kanë pyetur se prej nga jam, duke përfshirë edhe një që nuk mund të ndalej së qeshuri derisa po e vija rripin”, ka deklaruar gazetari i NYT në Stamboll, transmeton Telegrafi.

“Vështirë është të gjesh një rrip të sigurisë që është në gjendje të rregullt, por edhe nëse e gjeni do të jeni në mëdyshje nëse dëshironi ta përdorni, pasi një veprim i tillë do ta zemëronte shoferin e taksisë”, ka shtuar ai.

Gjatë udhëtimit të tij në këtë qytet turk, taksistët i kishin thënë vazhdimisht se rripi i sigurisë shërben vetëm si dekorim, derisa disa tjerë i kishin bërë me dije se bëhet fjalë për veturë e jo për helikopter.

“Çfarë je duke bërë, a mendon se nuk di të ngas veturën”, i kishte thënë një taksist i nervozuar gazetarit në momentin që ishte munduar ta përdorë rripin. /Telegrafi/

Exit mobile version