Site icon Telegrafi

Në këtë qytet mund ta provoni një kafe “speciale” – shërbehet në speca dhe kushton shumë pak

Një kafene në Shangai ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për kafen “speciale” që u shërben të ftuarve.

Për çfarë bëhet fjalë?

Krijimi i tyre përfshin derdhjen e pijes së nxehtë popullore në gota jeshile dhe në meny është etiketuar si “green pepper latte”.

Pamjet e përgatitjes së pijes së pazakontë kanë vërshuar rrjetet sociale dhe pretendohet se “kafeja në baburë” është bërë sensacion.

Kafeneja, emri i së cilës nuk është publikuar, ofron një pije për vetëm 1.30 euro, raporton gazzetta.gr.

Në video, ne shohim stafin duke prerë specin dhe hequr farat ndërsa në të derdhet kafeja me qumësht.

Menaxhmenti i lokalit pretendon se inovacioni i tyre ka qenë një sukses i madh pasi është një ndër pijet e preferuara të klientëve. /Telegrafi/

Exit mobile version