Telegrafi

Në këtë javë pritet të vendoset fati i Antonio Contes te Interi

Në orët e ardhshme, presidenti i Interit, Steven Zhag do të takohet me Antonio Conten për të diskutuar rreth të ardhmes.

Trajneri i Nerazzurëve e ka të ardhmen e pasigurt, pas dështimit në finalen e Ligës së Evropës, ku pësuan humbje nga Sevilla.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, bordi i Interit nuk mund t’i sigurojë Contes se do të ketë transferime të mëdha në skuadër.

Edhe pse Zhang dëshiron që Conte të vazhdojë me skuadrën, kërkesa për transferime të reja do të mbesin në letër.

Lexo po ashtu Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi

Nëse situata ekonomike nuk normalizohet, atëherë prurje të reja në Giuseppe Meazza vështirë se do të ketë.

Në rast se Conte nuk pajtohet me lojtarët që ka në skuadër, atëherë të dyja palët mund t’i ndajnë rrugët në këtë javë. /Telegrafi/