Ishulli Foula që ndodhet në brigjet e Shatland të Skocisë, është vendi ku ka më shumë kuaj poni se sa njerëz.
Ky vend piktoresk, është destinacioni i të gjithë atyre që duan të ikin nga përditshmëria dhe zhurma e zakonshme, për të pushuar në qetësi në një natyrë të padëmtuar, transmeton Telegrafi.
Këtu jetojnë ponit këmbëshkurtër dhe lëkurëtrashë, që e kanë marrë emri nga vendi ku besohet se jetojnë që nga Epoka e Bronzit.
Gjallesat që duken sikur të jenë kafshë të balsamosura, i kanë të gjitha mundësitë e zhvillimit, andaj e kanë tejkaluar numrin e banorëve njerëz në raport 50:01. Me vetëm 30 banorë, ky është vendi me popullatën më të vogël në Britani të Madhe.
Për të shkuar në këtë ishull, duhet të pritet trageti që udhëton tre herë në javë, apo të paguhet aeroplani privat me tetë ulëse, nga i cili shihet i tërë vendi. Turistët që shkojnë aty, mund të qëndrojnë në shtëpiza të vogla, apo edhe dhoma me qira.
Krahas ponive të Shatlandit, mund të shihen edhe shumë gjallesa të egra në tokë dhe det, si dhe një numër i madh i zogjve. Në fakt Noula nënkupton ‘ishulli i zogjve’ dhe është një Hapësirë me Mbrojtje Speciale, për shpezë dhe bimë. /Telegrafi/