Bëhuni këmbëngulës dhe përqendrohuni
Nëpër mjete sociale në disa ditë të fundit po qarkullon një enigmë e një autori të panjohur, e cila paraqet kokën e njeriut në të cilën janë fshehur madje 25 kafshë të ndryshme.
Portreti është dizajnuar në stilin e artistit italian të shekullit të 16-të, Giuseppe Arcimboldo, i cili ka qenë i njohur për krijimin e kokave të njerëzve të bëra nga ushqimi dhe objektet, transmeton Telegrafi.
Detyrë juaja është të gjeni të gjitha kafshët për më pak se dy minuta.
E dimë se tingëllon e pamundshme, mirëpo nëse do të keni sukses do të bëni pjesë në 0,1 për qind të njerëzve të cilët mund ta bëjnë këtë.
Ata të cilët kanë aftësi të theksuara prej detektivi do të arrijnë të shohin breshkën, lepurin, gorillën, iriqin, papagallin, gjarprin, elefantin, kalin, tigrin, dhelprën, kangurin, ariun, karkalecin, iriqin, palloin…
A keni arritur të gjeni të gjitha kafshët? Ndajeni me ne në komente. /Telegrafi/