Site icon Telegrafi

Në këtë gjendje u la salla e gjykimit në rastin e Lushtakut e Selimit (Foto)

Një seancë maratonike ka qenë dje në Gjykatë të Apelit, ku kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka kërkuar drejtësi.

Ai ka folur para trupit gjykues, duke argumentuar të metat e aktgjykimit të shkallës së parë, që e ka dënuar me 12 vjet burgim, të cilin Lushtaku e ka quajtur turp të Gjykatës Themelore.

Anulim të aktgjykimit ka kërkuar edhe mbrojtja e Sylejman Selimit, i dënuar me 6 vjet burgim për krime lufte.

Por gjendja në të cilën është parë salla e gjykimeve pas seancës së sotme është e tmerrshme.

Dhjetëra shishe plastike janë parë gjithandej sallës.

Exit mobile version