Telegrafi

Në këtë ditë të vitit 2014: Kane u bë portier, por e pësoi keq

Harry Kane që disa sezone po e dëshmon vetën si njëri ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 28 gola në 43 paraqitje për kombëtaren e Anglisë, që kur e bëri debutimin në vitin 2015 dhe fitoi Këpucën e Artë në Ligën Premier në mesin e shumë çmimeve të mëdha individuale.

Por, ylli i Tottenham Hotspurit kishte edhe eksperienca jo edhe aq të mira, sidomos në vitin 2014 kur ishte i detyruar të futej në portë.

Spurs po përballeshin ndaj skuadrës greke Asteras Tripolis, ndërsa Hugo Lloris u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër jashtë zonës së tij.

Ndeshja që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Evropës, solli një moment befasues, kur Kane që kishte shënuar tri gola në atë ndeshje, u fut në portë, por pësoi nga gjuajtja e lirë edhe pse topin e kishte në duart e tij.

Tottenhami nuk kishte zëvendësime të tjera, por fundi doli të ishte i mirë për sulmuesin anglez, pasi me vete mori topin e ndeshjes pas het-trikut të realizuar. /Telegrafi/