Në këtë ditë në vitin 1995, asokohe 20-vjeçari Alessandro Del Piero e shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Juventusin.
Vetëm 16 skuadra konkurronin në garën prestigjioze atëbotë, ndërsa Zonja e Vjetër ishte në një grup të vështirë me Borussia Dortmundin, Steaua Bucharestin dhe Rangers.
Ndeshja e parë grupore u zhvillua në Gjermani, ndërsa BVB kaloi në epërsi vetëm pas një minute përmes ish-lojtarit juventin, Andreas Moller.
Goli i barazimit u shënua 13 minuta më vonë, kur pas një harkimi të Del Piero, Michele Padovano shënoi me kokë.
Asistimi ishte fillim i mirë për sulmuesin legjendar, ndërsa gjërat shkuan akoma më mirë në minutën e 37-të.
Pas një aksioni të ndërprerë në gjysmëfushën e Juves, Paulo Sousa e dërgoi topin te Del Piero, i cili vrapoi në krah të majtë dhe dërgoi një goditje të fuqishme duke realizuar një gol të bukur.
#OnThisDay in 1995, Alessandro Del Piero scored THIS on his #UCL debut ⚪️⚫️@juventusfc @delpieroale pic.twitter.com/F5AbAnhdqG
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 13, 2018
Pinturicchio ka shënuar gola ta tillë shumë shpejt gjatë karrierës, saqë golat e tillë njihen si ‘Gol alla Del Piero’.
Në atë ndeshje shënoi edhe Antonio Conte dhe Juventusi e fitoi takimin me rezultat 3-1.
Del Piero shënoi në katër ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve në sezonin 1995/1996 dhe përfundoi turneun si golashënuesi i dytë më i mirë, kurse Zonja e Vjetër e fitoi trofeun.
Deri në fund të karrierës, ikona e Juves i ka shënuar 42 gola në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/