Site icon Telegrafi

A ka konsensus për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës?

Shumicën e kushteve për të qenë shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Kosova i ka plotësuar.

Megjithatë, institucionet kosovare kanë shumë punë për të bërë deri në arritjen e këtij qëllimi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, gjatë së mërkurës ka deklaruar se në tavolinën e Këshillit të Ministrave, nuk ka konsensus për pranimin e Kosovës.

Mirëpo optimizëm për pranimin e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtarë ka në partinë që udhëheq me vendin.

“Edhe faza e parë kur ka kaluar, kemi qenë në njëfar forme pesimist dhe ka qenë për neve një arritje tejet e madhe për Republikën e Kosovës dhe për dikë ka qenë edhe e pabesueshme, por ja që ja kemi arritur dhe ja kemi dalur në procesin e parë… Realisht jemi mirë, sepse edhe në raportet e ndryshe ndërkombëtare po shihet që Kosova ka shënuar progres në fusha të ndryshme”, ka theksuar Fjolla Ujkani – LVV.

Përkundër optimizmit të deputetes Ujkani, Ariana Musliu Shoshi thekson se krerët e institucioneve duhet të punojnë më shumë.

“Një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm e luan ministrja për Punë të Jashtme, por edhe Presidentja, e cila me kushtetutë është përfaqësuese e politikës së jashtme dhe kryeministri. Ne e dijmë që vizitat e tyre janë të vonshme, e thuajse e kanë neglizhuar komplet këtë pjesën e lobimit sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës”, ka deklaruar Ariana Musliu Shoshi – PDK.

Lexo po ashtu ​Ahmeti optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Edhe pse anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, nuk është një process që domosdoshmërisht ndërlidhet me dialogun megjithatës vlerësohet se kjo edhe mund të ndodhë.

“Ne konsiderojmë që në vazhdimësi, për të shtyerë përpara procesin e dialogut, Bashkimi Evropian ka përdorur karrota për Kosovën, termin “carrots and stick”, që është kushtëzu me procesin e liberalizimit të vizave dhe tashmë mundemi me konsideru që edhe anëtarësimi në Këshill të Evropës është një lloj karrote për Bashkimin Evropian që me e kushtëzu Kosovën”, ka shtuar Arbresha Loxha Stublla – GLPS.

Në rast se ndodhë ky veprim, deputetja Musliu Shoshi thekson se Kosovës do t’i bëhej padrejtësi.

“Mendoj që në asnjë mënyrë nuk duhet që dialogu të jetë kriter për Republikën e Kosovës për anëtarësim në Këshilllin e Evropës. Këto janë dy çështje të ndara dhe si të tilla edhe duhet të trajtohen nga komuniteti ndërkombëtar, mirëpo mendoj që në këtë linjë duhet të shkoj lobimi që duhet ta bëjmë ne si deputetë, por edhe si shtet”, ka përfunduar Ariana Musliu Shoshi – PDK.

Këtyre ditëve në  Kosovë kanë qëndruar dy ekspertë nga Byroja e Asamblesë Parlamentare, të cilët do të hartojnë një raport përmbajtësor mbi Kosovën, me të cilin do të bëhet një vlerësim i përshtatshmërisë së sistemit ligjor të Kosovës me pariemt thelbësore të Këshillit të Evropës.

Exit mobile version