Sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari dhe Komisionari për Gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq.
Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut, të arriturat, vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës.
Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova.
Në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas. Për mos prezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vjen me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/