Telegrafi

Në kërkim të trafikantëve të drogës, dhjetëra të arrestuar në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion, në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksioni ka qenë kapja e personave të përfshirë në fushën e narkotikëve.

Deri më tani, bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, por nuk dihet identiteti i tyre dhe as vepra penale për të cilën u janë vënë prangat.

Operacioni po drejtohet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. Kjo e fundit, pritet të dalë me një njoftim zyrtar, për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin. /Telegrafi/