Telegrafi

Në kërkim të shoferit që e voziti makinën jashtë rruge dhe ra nga shkëmbi në det

Autoritetet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, janë në kërkim të një shoferi, që është zhdukur së bashku me makinën e tij.

Pamjet që janë marrë nga një makinë në lëvizje, e kanë parë një SUV që lëvizë më shpejtësi të konsiderueshme dhe pasi del nga rruga, bie nga shkëmbi, transmeton Telegrafi.

Sikur të ketë rënë, ai do të përfundonte në det nga një hapësirë prej 12 metrash, mirëpo makina ende nuk është gjetur.

Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë një makinë duke rënë në det, derisa janë gjetur edhe shenjat e gomave në atë rrugë.

Shkaku i valëve të mëdha, kërkimet në bregdet është dashur të ndalohen, mirëpo do të fillojnë sapo situata të kthehet në kontroll. /Telegrafi/