Telegrafi

Në kërkim të punonjësit që mbeti i ngujuar poshtë disa tonelatave djathë (Foto)

Në një depo që ndodhet në Shropshire të Anglisë, shërbimet e emergjencës kanë nisur një aksion të vështirë, për të gjetur një punonjës që është zënë nën raftet e shembura.

Punëtori i paidentifikuar ka qenë duke e vozitur makinën-piru, kur ka mbetur nën disa tonelata me djathë që ndodheshin në këtë magazinë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se si ka ndodhur shembja e rafteve, të cilat nën efektin domino janë rrënuar të gjitha brenda pak sekondave.

E tëra që dihet është se punonjësi ishte brenda, ndërsa nuk dihet lokacioni dhe gjendja tij shëndetësore.

Shumë zjarrfikës dhe punonjës shëndetësorë, kanë shkuar në depon ku nuk besohet se gjendet edhe ndonjë person tjetër.

Ndryshe, dëmet materiale janë shumë të mëdha. /Telegrafi/