Piloti i paemëruar është duke u kërkuar nga autoritetet e sigurisë, pasi aterroi paligjshëm në parkingun e një McDonald’s në Sydney të Australisë.
Të pranishmit kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë, por më vonë kuptuan se është vetëm një blerës i thjeshtë, që bëri fotografi para se të nisej, transmeton Telegrafi.
“Është në kundërshtim me rregullat e trafikut ajror, sepse aterrimet duhet të bëhen vetëm në vende të caktuara, pos në raste të veçanta”, është raporti zyrtar për rastin.
Madje, ai nuk u ka lënë shije të mirë as shikuesve të videos, që e kanë konsideruar si veprim të tepruar. /Telegrafi/
https://youtu.be/iYMqdEZcf8o