Burri i paemëruar që dyshohet se fotografoi një grua poshtë fundit, është vënë në kërkim prej Byrosë së Inteligjencës të Afrikës së Jugut.
Kamerat e sigurisë në një postë benzine në Richards Bay, e kanë kapur momentin kur ai vendosi telefonin në dysheme, poshtë gruas që priste në radhë, transmeton Telegrafi.
Pasi ndjeu prezencën e tij, ajo u kthye të shikonte çfarë po ndodhë, por ai vazhdoi të sillej sikur bënte diçka tjetër dhe se gjithçka ishte në rregull.
Por, kjo nuk po i duket aspak normal mbrojtësve të rendit, që janë duke kërkuar ndihmë e të gjithëve për ta identifikuar dhe ndaluar. /Telegrafi/
https://youtu.be/DjNJk6xGJIA