Telegrafi

Në kërkim të 11-të të rinjve më të mirë të futbollit botëror: Marca e nis me garën me dyshen sulmuese Broja vs Ekitike

Gazetarët David Fer dhe Alberto Rubio do të sfidojnë njëri-tjetrin çdo javë në MARCA për të gjetur xhevahiret më të mëdha të ‘planetit të futbollit’.

Në MARCA do të jetë çdo javë një sfidë e re. Ekipi i David Fer është emëruar Hypeados, ndërsa ai i Alberto Rubio do të quhet Protegidos FC. Ata do të jenë në kërkim të ‘Njëmbëdhjetës më të mirë’ të rinj në futbollin botëror.

Sfida ka filluar më butë, pasi është kërkuar një qendërsulmues i lindur nga viti 2001 e tutje dhe që ka një vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armando Broja

Kishte mjaft opsione: Benjamin Sesko (Salzburg), Ricardo Pepi, (Augsburg), Georginio Rutter (Hoffenheim), Brian Brobbey (Ajax), Gonçalo Ramos (Benfica), Lassina Traoré (Shakhtar Donetsk), Joao Pedro (Watford).

Megjithatë, David Fer ka nënshkruar me Hugo Ekitike që luan te Stade Reims, ndërsa Alberto Rubio ka nënshkruar me Armando Broja e Southamptonit.

Por lexuesit e Marca-s do të mund tua bëjmë më të lehtë punën duke votuar se cilin e preferojnë më shumë.

Edhe ju mund të votoni duke klikuar në linkun më poshtë.

Aktualisht me votat e marra Broja është në epërsi ndaj Ekitike si blerje më e mirë.

Kujtojmë që Armando Broja ka fituar një vend të respektuar në botën e futbollit, për talentin që ka dhe paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/