Mc Kresha tregon për statusin e tij.
I ftuar në emisionin veror “21 Gradë” të RTV21 ishte reperi i njohur MC Kresha i cili foli për projektet e reja muzikore, koncertet si dhe për jetën private.
I pyetur në emision se a është në lidhje, Mc Kresha është përgjigjur në një mënyrë interesante.
“Unë jam single, s’jam me kërkon”, është përgjigjja që dha MC Kresha për këngën “A je single” nga Vig Poppa dhe 2Po2 si dhe pyetjes që iu drejtua.
Theksojmë se reperi mitrovicas për një kohë ka qenë në lidhje me këngëtaren shqiptare, Rozana Radin.
Ndryshe, “Mafia Shqip” në bashkëpunim me reperin Lyrical Son dhe “Gabimet” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Eni Koçi, janë dy projektet që Mc Kresha ka publikuar së fundmi dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Këngëtari është mjaft i angazhuar me koncerte të ndryshme gjersa po punon në projekte të reja muzikore.