Asi i Anglisë, Jude Bellingham po kërkon dashuri në aplikacionin e takimeve me të famshëm Raya.
Mesfushori i ri i Real Madridit, i cili mbushi 20 vjeç javën e kaluar, u tha se ishte takuar me modelen e Instagramit, Asantewa Chitty verën e kaluar.
Por ylli i Anglisë – i përfolur gjithashtu për romancë me TikTok-eren Azra Mian – pati një sërë fotosh në aplikacionin Raya të premten mbrëma, shkruan The Sun.
Profili i ish- lojtarit të Birmingham Cityt thoshte se ai po “vizitonte Londrën nga Madridi “.
Ai nënshkroi për Realin muajin e kaluar për 103 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Ylli i futbollit pa ndeshjen e tij të fundit në Gjermani nga stoli, pasi Dortmundi e humbi me vështirësi ligën ndaj Bayern Munichut, në momentet e fundit të sezonit.
“Jude ka të bëjë me futbollin, ky është fokusi i tij kryesor. Por ai ende dëshiron të takojë dikë për t’u rehatuar”, tha një burim.
“Ai ka qenë në Londër për të parë miqtë para se sezoni të nis sërish. Jude po merr kohën e tij pas ndarjes”, thanë burimet.
Të famshëm të tjerë të parë në Raya përfshijnë bashkëlojtarin e Jude në Angli, Mason Mount , 24 vjeç dhe legjendën e F1, Lewis Hamilton , 38 vjeç. /Telegrafi/