Sheiku Humaid Abdullah Albukais nga Emiratet e Bashkuara ka një hobi të pazakontë, rrit arinj, luanë, tigra e gjarpërinj…
Nganjëherë “kafshët shtëpiake” i shkaktojnë probleme derisa luajnë, por gjithçka u falet për shkak të dashurisë së madhe për to që i ka pronari i tyre, transmeton Telegrafi.
Një ari, që është një prej “kafshëve shtëpiake” të sheikut, investitorit dhe koleksionuesit të veturave të shtrenjta nga Dubai, në lojën e tij ka krijuar një situatë paksa konfuze.
Derisa po kërkonte një mollë, ariu pronarit të tij padashje ia thyen derën e veturës sportive Lamborghini Huracan Performante.
Shumë kanë kritikuar sheikun pse mbanë kafshë të egra, por ai pretendon se ka dashuri të madhe dhe të sinqertë për to dhe se i pëlqen t’i trajtojë si anëtarë të familjes në kopshtin e tij zoologjik privat, që ka sistem të ajrit të kondicionuar dhe gjendet pranë pallatit. /Telegrafi/