Në një aksion të përbashkët mes forcave të rendit dhe gjuetarëve profesionist, në Floridë të Shteteve të Bashkuara, po kërkohet krokodili i cili është parë duke e bartur një trup njeriu.
Zyrtarë nga departamenti i policisë në Lakeland, kanë arritur ta marrin trupin e një mashkulli të rritur, por nuk e kanë kapur reptilin që dyshohet të jetë një vrasës i mundshëm, transmeton Telegrafi.
Në bazë të disa pensionistëve të cilët janë dëshmitarë rasti, detektivët po mundohen të bien në gjurmë të aligatorit që është i gjatë afro tre metra.
Nuk bëhet e ditur nëse krokodili e ka mbytur njeriun, apo thjeshtë ka hasur në kufomën e tij.
“Kur policët kanë ardhur këtu, ai e kishte ende njeriun në gojë, po më pas e lëshoi. Në bazë të trupit të viktimës, duke se ai ka qenë i vdekur për më shumë se një ditë”, ka thënë një nga zyrtarët e policisë.
Meqenëse kohëve të fundit janë shtuar rastet që krokodilët po hanë njerëz, po bëhen përpjekje që ai të kapet i gjallë, në mënyrë që t’i bëhen disa ekzaminime shkencore. /Telegrafi/