Site icon Telegrafi

“Në kërkim të historisë mesjetare arbërore”

Jahja Drançolli ka botuar librin “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore”, që mbështetet në një pjesë të hulumtimit në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Turqisë dhe Austrisë.

“Libri ofron interpretime të reja dhe bazohet në rezultatet e hulumtimit shumëvjeçar, dhe pjesërisht, të pabotuar”, thotë autori në një njoftim të tij përmes rrjetit social Facebook. “Libri trajton periudhën mesjetare arbërore, të cilën mua më pëlqen për ta quajtur si epoka e artë e historisë dhe shtetësisë arbërore-shqiptare, dhe është pa dyshim një periudhë në të cilën çdo njoftim nga të ndryshmet ngjall shumë emocione”.

Sipas tij, theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ndërsa tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror; formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare.

Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, si dhe të botuesit “Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë” me në krye të Esad Çollaku dhe Sejfedin Prekazi.

Exit mobile version