Një grua e paidentifikuar, është fotografuar me fustan të ngritur teksa simulonte akt seksual me skulpturën e dinozaurit, që ndodhet në një park në Exmouth të Anglisë.
Për disa ditë me radhë, Policia është duke hetuar dhe po kërkon ndihmën e të gjithëve për zbulimin e saj, transmeton Telegrafi.
Ajo akuzohet për vandalizmin e figurës që shfaq një Tyrannosaurus Rex duke dalë nga veza, si dhe për kryerjen e aktit banal në publik.
“Ne i sjellim fëmijët këtu, duke menduar se gjithçka është në rregull dhe pastër. Ky rast është i pështirë dhe më ka frikësuar”, ka shkruar një nënë lidhur me rastin.
Mirëmbajtësit e parkut i kanë pastruar të gjitha skulpturat e tij, nga frika se mund të jenë shfrytëzuar në të njëjtën formë. /Telegrafi/