Në një tren që udhëtonte nëpër Bordeaux të Francës, është filmuar një gjyshe teksa vallëzon dhe hidhet sipër disa burrave të cilët e ngrenë sipër.
Por, pensionistja nuk e lë me kaq dhe kthehet me kokë për dysheme, duke e ngrehur trupin në mënyrë vertikale, transmeton Telegrafi.
E tëra që dihet, është se ajo iu ka thënë udhëtarëve se është 82-vjeçare.
Videon me pensionisten në formë që i do shumë ahengjet, pijen dhe lojërat, e ka postuar dikush në internet dhe po kërkon ta gjejë.
“E kujt është kjo gjyshe, me të cilën kemi kaluar shuam mirë në restorantin e trenit”, është komenti, që e shoqëron xhirimin e postuar në Facebook.
“Derisa shoqet e saj janë duke thurur apo shikuar televizion, ajo po bën xhiro mbi duart e burrave më të rinj se ajo”, është një koment për këtë rast. /Telegrafi/
https://youtu.be/9sRhvbGk-Bw