Në një dyqan në Londër, dy burra të paidentifikuar e kanë detyruar një djalë që nuk është mbi pesëvjeçar, që ta vidhte një telefon.
Ata e kanë mbajtur stafin të zënë, derisa fëmija e ka marrë pajisjen dhe e ka futur nën bluzë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk janë parë nga punonjësit, ky veprim nuk i ka ikur kamerave të sigurisë.
Pasi kanë kërkuar për rrobe të ndryshme, ata kanë dalë së bashku nga lokali që nënkupton se ishin duke punuar në grup.
Policia e ka publikuar këtë filmim, në përpjekje që të kapë keqbërësit, që kryen vjedhje në një dyqan, të ardhurat e së cilit shkojnë për të sëmurët me kancer. /Telegrafi/
https://youtu.be/NH3RhE1mB-Y