Telegrafi

Në kërkim të babait që tërhiqte vajzën për flokësh nëpër supermarket (Foto)

Erika Burch e ka fotografuar një burrë, që ia kishte kapur vajzës flokët dhe e tërhiqte nëpër supermarketin që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Derisa fëmija që besohet të jetë i tij qante dhe i kërkonte të ndalonte, ai ka vazhduar i qetë duke e shtyrë karrocën me gjësendet e blera, transmeton Telegrafi.

Ajo i ka kërkuar atij t’ia lëshojë flokët vogëlushesh, por ai i ka thënë shiko punën tënde.

“Puna ime tani është që ta lëni vajzën e lirë dhe të mos e shqetësoni”, i ka thënë Burch, para se t’i bëjë fotografitë.

Por, ai nuk është bindur dhe ka dalë në këtë mënyrë ka lokali.

Në përpjekje që të identifikohet ky njeri, ajo i ka postuar fotografitë në rrjete sociale. /Telegrafi/