Gjendet i vdekur Gj.M
Top Channel bënë me dije se Gj,M është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e kushëririt të tij, një shtetasi me inicialet F.M..
Përmes një njoftimi paraprak, Policia e Shtetit bën me dije se “pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim arrestimin e Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin e 55-vjeçarit në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak”.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat policore, Mullalli ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë dhe pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje./tch/