Site icon Telegrafi

Në kërkim 29-vjeçari, rrahu pronarin dhe i grabiti makinën

Policia e Vlorës njoftoi, se autori i grabitjes me dhunë është Klodian Kili, 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”. I kërkuari, rreth orës 20:00, në lagjen “Rilindja”, i ka vjedhur makinën dhe ka rrahur pronarin e mjetit, I. Xh, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se Kili i ka marrë drejtuesit të mjetit një aparat telefoni celular dhe një shumë prej 6.000 lekësh.

Policia është vënë në kërkim të 29-vjeçarit, pas padisë së 31-vjeçarit të dëmtuar./Telegrafi/
 

Exit mobile version