Sipas policisë, Olsi Gjokeja nga fshati Derven i Fushë Krujës qëlloi me thikë, për motive ende të panjohura, mbi moshatarin me inicialet S. P., edhe ai banues në Derven, tetë km larg Fushë Krujës.
25-vjeçari i plagosur me thikë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve./Telegrafi/