Në Kërçovë u mbajt debat publik, ku u shqyrtua Studimi për vlerësimin e ndikimit të projektit ”Modernizimi i TEC Osllomej’, në ambientin jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky aktivitet u oragnizua nga Elektranat e Maqedonisë – ELEM, në bashkëpunim me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
Studimi është përgatitur nga një ekip ekspertësh të sferave të ndryshme, janë përfshirë të gjitha aspektet e mjedisit jetësor dhe socio-ekonomik, ku janë përshkruar detajisht masat të cilat do të ndërmerren, me qëllim të ikjes ose të uljes së ndikimit negativ, njëkohësisht përmirësimin e ndikimit pozitiv në ambientit jetësor.
Sipas studimit të fizibilitetit, investimi i plotë i revitalizimit të TEC Osllomej vlerësohet në 126 milionë euro./Telegrafi/