Njëzetepesë firma nga Kukushi i Greqisë dhe pesëmbmëdhjetë firma nga Strumica, të industrive të ndryshme prezantohen në Panairin e ushqimit të shëndetshëm organik që sot u hapnë Kërçovë, përcjell telegrafi Maqedoni.
Panairi është pjesë e projektit të financuar me IPA fonde të BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Me projektin janë përfshirë komunat e Kërçovës, Strumicës në Maqedoni dhe komunës së Kukushit në Greqi.