Punësimi, mbrojtja sociale, nxjerrja e dokumenteve personale, legalizimi i shtëpive, gjyqësia, janë vetëm një pjesë e sferave ku më së shpeshti shkelen të drejtat e romëve në Maqedoni.
Kjo ishte theksuar në konferencën e sotme ku janë prezantuar rezultatet e projektit “Komuna e Kërçovës është e vendosur t’i zgjidh problemet e popullatës rome në Komunën e Kërçovës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Kryetarit të Shoqatës “Rilindja” nga Kërçova Emin Mamudoski, romët janë kategoria më e prekura ku shkelja e të drejtave dhe diskriminimi para gjithash për shkak të nivelit të ulët të njohurive dhe arsimit.
Projekti është zbatuar në kuadër të projektit “Nga aksioni deri te të drejtat e barabarta për romët” financuar nga BE-ja./Telegrafi/