Telegrafi

Në Kërçovë po mbahet garë ndërkombëtare në shah për personat e verbër

Nën organizim të Shoqatës për persona të verbër nga Kërçova, me ndihmë financiare të vetëqeverisjes lokale sot dhe nesër në Kërçovë do të mbahet turneu ndërkombëtar i 19-të me radhë në shah për persona të verbër, në të cilin do të marrin pjesë 14 garues nga Maqedonia, Kosova dhe Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas rregullores së Federatsë Botërore të Shahut, do të luhen pesë ranude. Shahistët sot luajnë në raundin e katërt, ndërsa nesër do të luhet raundi i pestë i turneut, ku qëllimi kryesor është shoqërimi i personave të verbër.

Kryetari i Shoqatës së personave të verbër në Kërçovë, Zendel Zylbeari, theksoi se ekskurzionet dhe manifestimet sportive janë mundësia e vetme që personat e verbër të shoqërohen njëri me tjetrin./Telegrafi/