Para pllatosë së Shtëpisë së Kulturës në Kërçovë sot u mbajt “Dita e hapur e multikulturalizmit” me pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike të cilat jetojnë në këtë qytet.
Manifestimi u organizua nga grupi “Vlen të jesh nga Kërçova” në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues të të gjitha bashkësive.
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në fjalimin e tij tha ky qytet është shembull ku së bashku jetojnë nacionalitete të tjera në harmoni dhe mirëkuptim, shkruan Zhurnal.
Në manifestimin e sotëm u ekzekutuan këngë popullore të të gjitha bashkësive etnike të cilat jetojnë në Kërçovë, ndërsa organizatat lokale të qytetarëve në stenda i prezentuan veshjet popullore. Programi përfundoi me degustimin e ushqimeve tradicionale prej të gjitha kuzhinave të cilat kultivohen në Kërçovë dhe rajonin e Kërçovës./Telegrafi/