Telegrafi

Në Kërçovë fillon realizimi i projektit për biblioteka shumëgjuhëshe dhe shumëkulturore digjitale

Në bibliotekën ”Koço Racin” në Kërçovë ka filluar realizimi i projektit ”Bilbioteka shumëkulturore shumëgjuhëshe digjitale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti ka filluar më 1 qershor të këtij viti dhe do të zgjatë deri më 31 maj të vitit të ardhshëm, dhe pritet që shumë autorë të rinj dhe të njohur t’i publikojnë veprat e tyre.

Mundësi për të marrë pjesë në këtë projekt e kanë të gjithë autorët e rinj të bashkësive etnike të ndryshme, si shqiptarë, maqedonas, turq, rom dhe serb, nga Maqedonia, rajoni dhe diaspora. Autorët mund të konkurojnë me prozë, poezi dhe dramë.

Projekti në fjalë realizohet nga Fondacioni Maqedonika, ndërkaq mbështetet nga Civica Mobilitas./Telegrafi/