Telegrafi

Në kërcimoren e skive: A është kjo reklama më “e çmendur” e Audi Quattro? (Video)

Tri dekada e gjysmë më parë, fjala Quattro u bë e njohur për herë të parë në Evropë, dhe shumë shpejt në të gjithë botën.

Kjo kishte ndodhur kur Audi në një garë botërore të rellyt, kishte demonstruar në mënyrën më të mirë funksionimin, përkatësisht mundësitë që ofron 4×4, transmeton Telegrafi.

Modeli Quattro është bërë sinonim për makinat sportive, të afta për të përballuar edhe terrenet e “papërshtatshme”!

E para reklamë komerciale për legjendarin Audi 100 CS, ishte regjistruar në vitin 1986, ndërsa e dyta në vitin 2005, në 25 vjetorin e Quattro, me modelin A6, në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/