Zjarrfikësit në Kentaki u erdhën në ndihmë 2 qenve të cilët kishin rënë brenda një shpelle me thellësi prej afro 19 metrave.
Departamenti i Zjarrfikësve të Brodhead tha se zjarrfikësit e këtij departamenti iu përgjigjen thirrjes për ndihmë duke iu bashkuar ekipeve të Departamentit të Zjarrfikësve të Mount Vernon kur dy qentë ranë brenda shpellës në Rockcastle County.
“Të hënën BFD iu përgjigj një thirrje për ndihmë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Mount Vernon për shpëtimin e kafshëve në Maple Grove” , tha Departamenti i Zjarrfikësve në Brodhead në një postim në Facebook, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.
“Dy qen gjuetie kishin rënë rreth 19 metra vertikalisht në një shpellë”, vazhdonte shkrimi.
Tutje ata shtuan: “Teknikët e shpëtimit me litarë nga BFD dhe MVFD punuan së bashku që në mënyrë të sigurtë ta fusin një shpëtimtar brenda shpellës dhe që t’i nxjerrin të dy qentë”.
Qentë nuk ishin lënduar, dhe pastaj u bashkuan me pronarët e tyre. /Telegrafi/