Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të mos regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.
Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.
“Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kini marrëdhënie seksuale me ta derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit”, tha Mboko.
Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.
Mboko tha se seksi është armë e fuqishme dhe se do t’i inkurajojë burrat hezitues të resgjitrohen si votues.