Telegrafi

Në këngën e re të Justin Bieber dhe Ariana Grande, Demi Lovato konfirmon romancën me Max Ehrich

Demi Lovato dhe Max Ehrich u shfaqën në videoklipin e ri muzikor të Ariana Grande dhe Justin Bieber të quajtur “Stuck with U”.

Këngëtarja e “I Love Me” vuri në qendër të vëmendjes momentin kur ajo dhe i dashuri i saj shkëmbyen puthje në klipin e dyshes së famshme botërore.

Disa orë pasi videoja muzikore u publikua – e cila shënoi herën e parë që Lovato konfirmoi publikisht marrëdhënien me Ehrich – artistja ndau një klip të shkurtër të saj dhe të partnerit duke vallëzuar e duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin.

“E lumtur që jam pjesë e diçkaje kaq të veçantë”, ka shkruar krahas videos Lovato.

Kënga e re po ashtu përfshin edhe yje të tjerë si: motrat Kylie dhe Kendall Jenner, Gwyneth Paltrow, Chance the Rapper, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis dhe Jaden Smith.

Demi Lovato dhe i dashuri i saj (Foto: YouTube)

Në mars, People konfirmoi se këngëtarja ka filluar të takohet me Ehrich, një aktor i cili njihet më shumë për rolin e tij në “The Young and the Restless”.

Dyshja janë izoluar së bashku dhe muajin e kaluar dhuruan maska për t’u mbrojtur nga COVID-19. /Telegrafi/