Demi Lovato dhe Max Ehrich u shfaqën në videoklipin e ri muzikor të Ariana Grande dhe Justin Bieber të quajtur “Stuck with U”.
Këngëtarja e “I Love Me” vuri në qendër të vëmendjes momentin kur ajo dhe i dashuri i saj shkëmbyen puthje në klipin e dyshes së famshme botërore.
Disa orë pasi videoja muzikore u publikua – e cila shënoi herën e parë që Lovato konfirmoi publikisht marrëdhënien me Ehrich – artistja ndau një klip të shkurtër të saj dhe të partnerit duke vallëzuar e duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin.
“E lumtur që jam pjesë e diçkaje kaq të veçantë”, ka shkruar krahas videos Lovato.
Kënga e re po ashtu përfshin edhe yje të tjerë si: motrat Kylie dhe Kendall Jenner, Gwyneth Paltrow, Chance the Rapper, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis dhe Jaden Smith.
Në mars, People konfirmoi se këngëtarja ka filluar të takohet me Ehrich, një aktor i cili njihet më shumë për rolin e tij në “The Young and the Restless”.
Dyshja janë izoluar së bashku dhe muajin e kaluar dhuruan maska për t’u mbrojtur nga COVID-19. /Telegrafi/