Një burrë me bark shumë të fortë, i ka përpirë njëzetë vezë të paziera e as të fërguara.
Ai është sfiduar nga kuzhinieri i një restoranti në Kinë, që të kryeëj këtë veprim, në mënyrë që të fitojë një drekë falas.
Në videon e publikuar shihet burri i gjysmë zhveshur që i pi të gjitha vezët, ndërsa të pranishmit e filmojnë me kamera telefoni, transmeton Telegrafi.
Brenda një minute, ai ia del të përfundojë këtë ‘racion’ të pazakontë.
Nuk dihet nëse ai e ka fituar drekën e premtuar, sikurse që nuk bëhet e ditur se a ka mundur ta hajë pas pjatës së madhe me vezë.
Në të njëjte kohë, nuk rekomandohet të përpihen vezët e paziera nga frika e salmonellës, e aq më pak një sasi kaq e madhe. /Telegrafi/