Ndërsa drejtuesit e arsimit në Shqipëri flasin për klasa smart dhe laboratorë bashkëkohorë, në fshatrat e bashkisë së Devollit nxënësit vuajnë për të shkuar në shkollë.
Kamera e A2 CNN i shoqëroi një ditë të ngrohtë dimri dhe pa shi apo dëborë këta nxënës dhe ecja prej 30 minutash për të shkuar në shkollë ngjason si një shëtitje në këto kushte.
Por vetë fëmijët tregojnë se kjo rrugë është mjaft e vështirë kur ka reshje dhe bën ftohtë e fryn erë.
Vështirësinë e kësaj rruge e konfirmon edhe një ish-arsimtare e zonës, e cila dikur e ka bërë vetë për vite me radhë.
E megjithatë këta nxënës sakrifikojnë, mësojnë dhe ëndërrojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre që shkojnë në shkollë më rrugë dhe trotuare të shtruara. /Telegrafi/