Telegrafi

Në Kavadar u realizua aksioni për dhurimin e gjakut nga punonjësit policë

Në Kavadar sot u realizua aksioni i rregullt i gjakdhënies, ndërsa gjak kanë dhënë punonjësit policorë të Stacionit policor nga Përgjegjësit e përgjithshëm Kavadari dhe Qendra rajonale-Jug, policia kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe në këtë aksion janë mbledhur 23 njësi gjaku.

‘Aksioni u realizua në bashkëpunim me Kryqin e kuq Kavadar dhe Instituti mjekësor republikan për transfuziologji Shkup, ‘PS-ON’ Kavadar dhe policia kufitare ‘RC Jug”, tha Dimitar Karakulev, kryetar i Organizatës komunale të Kryqit të kuq, përndryshe inspektor për parandalim, i cili edhe vetë ka dhuruar gjak, njofton AIM.

Përndryshe në Maqedoni, në çdo qytet aksioni për dhurimin e gjakut, është bërë traditë e mirë për çdo vit. /Telegrafi/