Komuna e Kavadarit do të subvencionojë zierjen e rakisë në stufa gazi, me një vlerë mbulimi prej 100%, projekt që ka për qëllim uljen e ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Aleksandar Panov, në këtë periudhë, ndotësit më të mëdhenj janë njerëzit që ziejnë raki, prandaj propozohet që në vend të drurit, leckave dhe materialeve plastike, stufat të shndërohen në stufa gazi.
Panov u bëri thirrje qytetarëve të Kavadarit që të ofrojnë propozime konkrete, në pjesën e ndërtimeve komunale, për t’u realizuar, nëse kanë bazë dhe nëse ka mjete financiare./Telegrafi/